Ziadin Sela: Të rinjtë shqiptarë po merren në bisedë informative, po përballemi me një diktaturë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka theksuar se sistemi po shkon drejt një diktature moderne ku cenohen dhe kër*cënohen personat që mendojnë ndryshe nga qeverisja: ‘Po na kthehen format ku kufizohen dhe cenohen vazhdimisht liritë e individit. Po na kthehen format e një sistemi të kaluar komunist. Të rij që merren në pyetje sepse shkruajnë grafitë, e cila është formë e shprehjes së lirisë dhe askush nuk guxon ta shkelë dhe ta cenoj këtë liri të çdo individi. Ne jemi përfaqësues të figurave publike dhe çdo qytetarë ka të drejtë të shkruaj, duke nisur nga vetja, për Ziadin Selën çka të dojë ai. Në fund të fundit sepse ne kemi marrë mandat prej popullit. Aq më tepër në qoftë se ka një ligj që i dënon dhe dënimi është vetëm me kundërvajtje atëherë nuk ka pse të merren në pyetje me orë të tëra në stacion policor, për ti pyetur se kush është organizator.