Rajoni

Meta: 13 tetori, data e re e zgjedhjeve

Shpërndaje

Presidenti shqiptar Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka konfirmuar se 13 tetori 2019, do të jetë edhe data e re e zgjedhjeve. “Dekreti për datën e re të zgjedhjeve, që është data 13 tetor. Dy arsyet pse kam vendosur këtë datë, sepse është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhjet vendore gjithëpërfshirëse. Arsyeja e dytë është sepse si e kam nënvizuar edhe në 8 qershor, kur e zhdekretova datën e zgjedhjeve, ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë të integrimit europian, të mos shkëputjet të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave. Kemi humbur shumë kohë, por për fat të mirë në axhendën e BE është për të marrë një vendim për çeljen e negociatave në tetor, dhe mbledhja është me 18”, tha Meta, shkruan Top Channel.
Paraditen e së enjtes, Presidenti Meta zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të partive opozitare si dhe disa ambasadorë. Ndërkohë që kryeministri Rama refuzoi që një ditë më parë ftesën e Presidentit Meta për dialog në Presidencë. Më herët ishin burime diplomatike që bënë me dije për Top Channel, se Presidenti Meta do të shpallë një dekret të ri për datën e zgjedhjeve.