Sela: Duraku dhe Ahmeti kanë të fshehta të përbashkëta
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se kryeministri Zaev po luan me intelegjencën e qytetarëve me zgjedhjen e Sadulla Durakut në krye të Ministrisë për sistem politik, shkruan gazeta Lajm.
„Çfarë kuadri është Duraku? Nëse do të ishte aq i sinqertë në qëllimin e tij për riformatim, duhej ta tërhiqte Bujar Osmanin, për të cilin PSP-ja ka hapur një rast. Ndërsa, ai e ka emëruar Durakun me arsyetimin “një shoqëri për të gjithë”. Ajo që e pamë deri tani nga Duraku janë vetëm deklaratat skandaloze. Ai ka udhëhequr dy ministri dhe kishte mundësi që të dëshmohet, por asgjë nuk pamë nga kapacitetet e tij. Ai është mik i Ali Ahmetit, dëgjohen në telefon, dhe bashkërisht fshehin gjëra të cilat ne nuk i dijmë”, tha Sela, i cili vlerëson se në ministrinë e re, Sadulla Duraku mund të sjell vetëm nepotizëm, skandale dhe punësime partiake.