Për 2 orë 7 mijë shqiptarë nga Kosova drejt Shqipërisë për fundjavë
Ende pa zbardhur dita, rruga e Kombit ngjante me një lum mjetesh, ndërsa në kufirin Shqipëri-Kosovë, mijëra shqiptarë nga Kosova i janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Nga mëngjesi deri në orën 10:00 raportohen se kanë kaluar doganën mbi 7 mijë pushues nga Kosova.
Ende pa zbardhur dita, rruga e Kombit ngjante me një lum mjetesh, ndërsa në kufirin Shqipëri-Kosovë, mijëra shqiptarë nga Kosova i janë drejtuar vendit tonë për të kaluar fundjavën. Nga mëngjesi deri në orën 10:00 raportohen se kanë kaluar doganën mbi 7 mijë pushues nga Kosova.
Mësohet se policia e kufirit ka punuar me procedurë të përshpejtuar, duke lehtësuar qarkullimin për të shmangur vonesat në kufi, raporton shqiptarja.com.
Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur që të shfrytëzojnë temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin tonë ditëve të fundit, ku destinacioni më i preferuar mbetet Shëngjini dhe Velipoja, kjo edhe për shkak të afërsisë gjeografike.