RajoniTop Lajme

Albin Kurti: Paga minimale në Kosovë rritet në 500 euro, përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se paga minimale në vend është rritur në 500 euro, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, transmeton albazone media.

Sipas tij, rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje, ndërsa theksoi se gjatë qeverisjes së tij paga minimale është rritur katër herë, duke u trefishuar në krahasim me periudhën para ardhjes së qeverisë së tij në pushtet.

Postimi nga KURTI:
Paga minimale në vendin tonë ngeli e pandryshuar për më shumë se 10 vjet. 2011 ishte viti i fundit kur ajo u ndryshua. Që prej atëherë ajo mbeti 130 përkatësisht 170 euro (varësisht se a je nën apo mbi 35 vjeç).
Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro. E sot paga minimale u bë 500 euro. Prej kësaj rritjeje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.
Pra, për më shumë se një dekadë para qeverisjes tonë paga minimale ishte e ultë dhe e pandryshueshme. Ndërkaq për më pak se gjysëm dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale.
Rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Republikës sonë do ta përcjellim gjithnjë me shtim të mirëqenies për të gjithë.
Urime të gjithëve!