Rajoni

Tërmeti “shkund” Tiranën

Shpërndaje

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë rreth orës 13:28.

Sipas të dhënave të sizmiologjisë, tërmeti ka qenë relativisht i lehtë me magnitudë 3.2 ballë.

Tërmeti ka rënë në një thellësi prej 30 kilometra nën tokë. Epiqendra ka qenë 50 kilometra larg Tiranës, konkretisht në kufirin mes Matit dhe Dibrës.

Dje Korça u trondit nga disa tërmete duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët, pas tërmetit të fortë rreth 1 muaj më parë që shkaktoi dëme në banesa.