Zgjedhjet/ Rama: Moment historik. Ajo që dukej rrugë pa krye, u krye për bukuri!
Ashtu siç u lajmërua kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për shtyp.
Rama e ka quajtur ditën e sotme një moment historik dhe ditën kur fitoi shteti e ardhmja, qytetaria, shpresa.
“Moment historik, sot ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi përçarje të rendë politike, për të ndaluar ecjen tonë para dhe integrimit të popullit shqiptar në BE.
Sot ishte dita e zgjedhjeve që u kthye muaj pas muaj në ditën kulmore të një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes anti shtetit dhe shtetit, mes pandëshkueshmërisë dhe drejtësisë, mes Shqipërisë së vjetër, të fantazmave të historisë dhe Shqipërisë së drejtë.
Sot fitoi shteti e ardhmja, qytetaria, shpresa.
Fitoi me të drejtë e dinjitet Shqipëria evropiane. Ishte një fitore e vështirë, mbase më e vështira. Unë vetë nuk mbaj mend një më të vështirë, sepse luftoi vete sistemi ende i brishtë demokratik. Me kundërshtarët e ndërkryer të vetë zgjedhjeve.
Sot 30 qershori që dukej sikur s’do vinte kurrë, po ikën paqësisht duke marrë me vete hije shqetësimi e kaosin.
Faleminderit partnerëve të Shqipërisë demokratike. SHBA-së, përfaqësisë së saj në Tiranë, BE dhe delegacionit, misionit të OSBE dhe të tjerëve që dhanë dorë në këtë betejë.
Por edhe ndjesë atyre që u bënë objekt i sulmeve të shumta personale, që na turpëruan të gjithëve.
Pas pak hyn një ditë e re, që e gjen vendin të çliruar nga makthi. Populli i Shqipërisë dhe më tej akoma kombi shqiptar, nuk e meritonte gjithë sa pa e dëgjoi e përjetoi me muaj që dukeshin si vite.
Zgjedhësit e këtij vendi, nuk e meritonin atë presion kriminal, atë llum të zi dhe në mediat ndërkombëtare.
Qoftë duke shkuar të votojnë apo jo ata folën me gjuhën e paqes e respektit. Ishte një e dielë krejt normale pavarësisht paralajmërimeve.
U kry për bukuri, ajo që dukej si rrugë pa krye, kundër demokracisë, vendit.
Ne do vijojmë të bëjmë punën shumë më tepër se sa deri sot, në nivel qendror e vendor.
Ne fituam sot luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve,
Nga sot Shqipëria nuk do shohë më djegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, molotovë kundër së drejtës së popullit për të votuar”, tha Rama.
Top Channel