Rajoni

Shefja e OSBE-ODIHR ‘plas bombën’: Shumica e rekomandimeve ende nuk jane zbatuar, nuk ka kuptim të flasim për…

Shpërndaje

Përgjigjet shefja e misionit të OSBE-ODIHR, Audrey Glover, lidhur me pyetjen e gazetarëve nëse këto ishin zgjedhje apo votime. Glover tha se këtë do e thonë autoritetet e vendit.

Më poshtë pyetjet dhe përgjigjet në konferencën për shtyp:

PYETJE- Mesazhi për palët politike:

GLOVER: E para njëherë ne ende nuk e kemi përfunduar vëzhgimin e gjithë procesit se mbetet e rëndësishme ajo pjesa e apelimeve por do rekomandonim një sistem funksional të gjykatave në shqyrtimin e çështjeve zgjedhore.

PYETJE: A punoi KQZ si një institucion i pavarur?

GLOVER: Ne nuk kemi arsye të supozojmë se nuk operoi si i pavarur. Ishte konstruktiv sa i takon vendimeve për ta lejuar procesin të vazhdonte ashtu sikurse kishte disa raste që vendimet en kQZ ishin me pikëpyetje.

PYETJE: Shqiptarët nuk patën mundësi të zgjidhnin në 31 bashki a mund të quhen zgjedhje apo votime?

GLOVER: Pa e zgjatur shumë do doja të thoja se u takon autoriteteve të këtij vendi të vendosin se cfarë do bëhen me këto zgjedhje, ne kemi bërë vëzhgimet tona, në raport do keni shumë shënime por nuk është detyra jonë, i takon autoriteteve të vendosin se si do t’i konsiderojnë këto zgjedhje.

PYETJE: Cilësia e zgjedhjeve. A ishin demokratike, të lira, të qeta e të ndershme, apo jo? Presioni ndaj votuesve a është një standart i shkelur?

GLOVER: Siç mund ta keni vënë re, ne nuk e përdorim më shprehjen ‘të lira e të ndershme’ se mund të ndodhë që të jenë të lira por jo të ndershme dhe anasjelltas megjithatë ne në raport evidentojmë fushat ku ka ende nevojë për punë. Në fakt, edhe njëherë në raportin tonë përfundimor do ketë rekomandime se si do të adresohen problematikat por sic e dini rekomandime janë bërë shumë dhe shumica e tyre ende nuk janë zbatuar. Sa i përket presionit mbi votuesit, është e qartë se votuesit duhet ti njohin mirë kandidatët dhe programet e tyre. Është e qartë që presioni s’duhet të lejohet mbi zgjedhësit.