EVA NDOJA: Nuk më pëlqen të gjykoj (FOTO)
E njohim si një nga emrat që ka bërë bujë me këngët e saj, por për momentin po bën një pauzë deri në projektin e radhës. Bukuroshja shqiptare Eva Ndoja vjen në një rrëfim shumë më ndryshe për veten për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Zakonisht jeni në udhëtim, kjo periudhë e vitit si është për ju? Po jam në udhëtim, vizitoj shtete të ndryshme dhe kjo periudhë është shumë mirë dhe mbarë për mua. KOHA: Dhe keni parashikuar diçka aktualisht?
Për momentin jo… KOHA: Keni një formë të mirë fizike. Cili është sekreti juaj? Faleminderit, po nuk kam ndonjë sekret… KOHA: Nuk keni marrë asnjë iniciativë për t’u kujdesur pak më tepër sesa e zakonshmja? Jo nuk kam marrë më tepër iniciativë. KOHA: Keni mbajtur ndonjëherë dietë? Po kam mbajtur por ka zgjatur vetëm një ditë (qesh).
KOHA: Ju tundon shumë ushqimi? Jo aspak. KOHA: Ndërkaq, për sa i përket flokëve, nuk mund të identifikohet ndryshe, veç me flokë të mbyllura. Nuk keni provuar t’i ndryshoni ndonjëherë? Të mbyllta dhe të errëta, ndryshe jooo. KOHA: Cili është udhëtimi i radhës? Se kam planifikuar akoma. KOHA: Çfarë nuk i mungon valixhes suaj të udhëtimit? Nuk ka gjë që nuk i mungon (qesh). KOHA: Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Tushi dhe kafja e mëngjesit. KOHA: Çfarë nuk të pëlqen kur je duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel? Nuk më pëlqen kur fle me kohë të caktuar. KOHA: Muzika për ty është pasion apo profesion? Profesion. KOHA: Si funksionon tek ne dhe jashtë vendit ky biznes sipas teje? Them të drejtën më mirë se tek ne, se bëhet fjalë për njerëz me plotkuptimin e fjalës. KOHA: A paragjykohen femrat e bukura? Jo aspak, njëkohësisht më pëlqejnë… KOHA: Ka pagesë të kënaqshme një këngëtare? E gjitha varet nga suksesi. KOHA: Si i sheh vajzat që e kanë shndërruar “Instagram”-in në biznes? Nuk më pëlqen të gjykoj. KOHA: Me koncertet si i ke marrëdhëniet? Tani për tani nuk merrem aspak me koncerte. KOHA: E mira dhe e keqja, si e shikon njërën dhe si tjetrën? (Qesh), po të mirën si të mirë, të keqen ashtu si të keqe. KOHA: Merr dhurata, bën të tilla? Edhe marr edhe bëj. KOHA: Je një amvisë e mirë, si i ke relatat me kuzhinën? Po jam, kuzhina më pëlqen shumë. KOHA: Po me paratë, je dorëlëshuar apo di të kursesh? Jam dorëlëshuar, të kursej më ndodh shumë rrallë. KOHA: E fiksuar pas parfumeve? Po shumë. KOHA: Me zemrën besoj je OK nga të gjitha drejtimet? Po. KOHA: I do gjërat me rregull apo edhe pak rrëmujë e toleron nëpër shtëpi? I dua në rregull, rrëmuja më pengon shumë… KOHA: Flasim pak për shooping që bën? Shooping bëj shpesh në dyqane të ndryshme në Hamburg. KOHA: Vikendi ku të gjen? Shpeshherë në Tiranë.