Bekim Jashari i drejtohet babait: Jam krenar që jam gjaku yt (Foto)
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtakun kanë vizituar skulptorët të cilët tanimë janë në përfundim të punës së tyre për skulpturën e heroit Hamëz Jashari të shkrirë në bronzë.
Jashari në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se është krenar me veprën e Hamëz Jasharit.
“ Ju lumshin duart të dyve për një vepër kaq të përkryer! Shumë faleminderit. Gjithmonë krenar që jam gjaku yt dhe me veprën tënde”, ka shkruar ai në Facebook.