Mesazhi i mërgimtarit: Më mirë hani bukë 20 cent në Kosovë se sa jashtë 6 euro (Video)
Mërgimtarët kanë filluar të vinë në Kosovë për të kaluar pushimet pranë familjarëve.
Ndërkohë një numër i madh i kosovarëve, janë duke u larguar nga vendi në mungesë të vendeve të punës dhe prespektivës në vend.
Për këta të rinjë që po largohen, një mërgimtar nga Zvicra ka dhën një mesazh sapo ka mbërritur në Kosovë, duke I lutur ata që të mos e lëshojnë vendin, transmeton Magazina.
“Desha me ju bë apel këtyre të rinjëve sa për bukë me hangër keni në Kosovë nga 20 cent bukën, nuk ki nevoj ti me shku atje me hanger bukën 6 euro, rrini në shtëpi, done familjen, respektoni më të vjetrit”, thotë mergimtari gjatë një interviste televizive.
Gjithsesi, në një raport thuhet se 20 përqind e popullësisë janë larguar nga vendi që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008./Magazina