Skandal: Ambasadori i BDI në Danimarkë, kërcënon një grua shqiptare dhe fëmijët e sajë
Në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal një grua shqitpare kosovare, e cila jeton në shtetet skandinave, ka denoncuar një rast tronditës “skandalozë” se si Ambasadori aktual nga Maqedonia në Danimark, Naim Memeti e keqpërdor detyrën e tij, duke ushtruar dhunë, kërcënime dhe shantazhe banorëve ku ai ushtron funksionin e tij si Ambasador.
Ky rast i denoncuar tregon se si Ambasador të Republikës së Maqedonisë që ushtron funksionin e tij Ambasador dhe përfaqëson shtetin tonë në vendet e huaja në vend se ti kryej obiligimet e veta diplomatike dhe te ngrisin vlerën e shtetit dhe të ngrisin imazhin e shtetit në mënyrën më të mirë, ai keqpërdor funksionin e tij duke ushtruar dhunë, kërcënime dhe shantazhe banorëve “grave” në shtetet ku ai ushtrojnë funksionin e Ambasadorit.
Agjencia e Lajmeve Zhurnal, ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me gruan në fjalë e cila ka denoncuar rastin në Zhurnal, por për momentin dëshiron të mbetet anonim për shkaqe të arsyes së sigurisë.
Ajo në intervistën ekskluzive për Zhurnal, e cila do të shpaloset ditëve në vijim dëshiron ta alarmon Ministrin e Punëve të Jashtme, si dhe Presidentin e shtetit të Maqedonisë, z. Ivanov që pas publikimit të intervistës së plotë të ndërmeren masa urgjente, për të zbardh rastin e plotë, si dhe të merren masa ndaj Ambasadorit aktual nga Maqedonia, z.Naim Memeti.
Agjencia e Lajmeve Zhurnal lidhur me çështjen në fjalë tentoi të kontaktoj edhe me ambasadori nga Maqedonia në Danimarkë z.Naim Memeti, por ai është i pakapshëm për sqarime për rastin në fjalë.
Zhurnal ditëve në vijm do ta shpalosë, intervistën EKSKLUZIVE me rrëfime tronditëse nga gruaja që ka denoncuar rastin në fjalë.
Ndryshe Ambasadori i autorizuar i Maqedonisë në Mbretërinë daneze, Naim Memeti është një jurist nga Tetova i cili një kohë të gjatë ka punuar në qeverinë e Maqedonisë, dhe vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.