MaqedoniTop Lajme

El Cheka thirrje Ziadin Selës e Bilall Kasamit

Shpërndaje

Publikuesi i materialeve të përgjimeve, Sheqerim Ahmeti i njohur si “El Cheka” përmes profilit të tij në facebook bashkë me miq dhe ish-bashkëluftëtarë të tij i kanë bërë thirrje krerëve të partive opozitare shqiptare Ziadin Selës dhe Bilall Kasamit që ti bashkëngjiten protestës së thirrur më 26 korrik para Qeverisë në Shkup.

Ja thirrja e plotë e shkruar nga profili i El Cheka-s:

“Une si keshill organizativ i protestave bashke me gjitha kshillet që i kemi krijuar në gjithe Maqedonine e veriut i bajm thirje Ziadin Seles dhe BILAll KASAMIT ( Aleancës dhe BESËs) se me datën 26.07.2019 ora 14:00 dita e premte dot mbajme protesta në shkup para Qeverisë së M.V dhe parlamentit .
Ne cdo protest qe do mbajm te jen prezent Bashk me antaret e tyre Dhe mos te heshtin ,Heshtja eshte krim Dhe ne cdo protest qe do mbajm te jen prezent bashk me antaret e tyre.
Protestat jan Kombëtare 🇦🇱 Radhen e kan partit të mbeshtesin popullin.
Ata të cilët nuk e mbeshtesin nuk jan me Popullin🇦🇱 Cdo proteste jashte kesaj eshte percarje kombetare.