Korigjim mësimdhënëseje
Nga, Njomza Shaqiri, “Proces inkluziv” ne klasa standarde eshte thike e rrezikshme me dy tehe te demshme.Te dy palet (nxenesit) do te ngelin pa arsimim adekuat me nevojat reale te nivelit,moshes dhe aftesive. Femijet me nevoja te veçanta jane te ndare ne kategori te ndryshme dhe kane nevoje per programe individuale te posaçme zhvillimore arsimore.Socializimi nuk duhet te merret si shkas per pengese te trajtimit te ketyre femijeve nga specialist qe do t’ju mundesojne progres kualitativ.Socializimi i nxenesve mund te behet edhe me aktivitete jashtamesimore brendashkollore. Duke e marre parasysh shkallen e larte te bulingut neper shkollat tona, para se te mendohet per “inkluzion”, te edukohen nxenesit me aplikim te lendes se Etikes, ndersa per realizimin joeksperimental te “procesit inkluziv” te :
– ju sigurohen mesimdhenesve planprograme te specializuara per cdo lloj pengese qe mund ta kete femiju,
– te sigurohet defektolog dhe psikolog qe bashkevepron me mesuesin ne klase per cdo femije me nevoja te vecanta,
– te sigurohet infrastrukture e nevojshme per levizjen e ketyre nxenesve,
– te sigurohen mjete ndihmese medicinale ne cdo klase , per cdo situate ne te cilen mund te gjendet nxenesi me nevoja te posacme dhe
– te jepet sistem konkret per vleresimin e njohurive kognitive (sipas kategorise se diagnozes qe e kane, nese pengesa nuk eshte fizike).
#proinkluzionitkualitativdhejoeksperimental