Profesori i Parisit, Nezir Kraki për luftën e UÇK-së: O TRIMA!
Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, është përfshirë ne debatin rreth luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai në një postim në Faceboook, ka shkruar se “duhet edhe të pranohet fakti se çoroditja e disa trimave pas luftës i ka shkaktu dëm tragjik Kosovës”.
Postimi i plotë:
O trima!
LUFTA E UÇK-së KA QENË E PASTËR SI QËLLIM DHE SI IDEAL. Prandaj është kuptu nga bota dhe nga populli.
Veç një i çmendur mund ta thotë të kundërten.
Tash, sa shetisni me pushkë n’dorë nga portali në portal duke sha, ofendu e kërcenu, më mire lexoni 5 rreshtat e parë të shkrimit që e kritikoni.NUK ka njollosje të UÇK-së nese thuhet se brenda saj ka pasë marrëzi e çorodi që kanë çu deri në vëllavrasje.
Siç e pata thënë ne vitin 2015 kur Begu me shokë ranë në kurthin e tradhëtisë (nga shqipfolës), kontributi dhe trimeria e secilit në luftë duhet të pranohet pavarësisht kush janë ata sot.POR, duhet edhe të pranohet fakti se çoroditja e disa trimave pas luftës i ka shkaktu dëm tragjik Kosovës. Krahas ish-trimave janë fuqizu edhe shumë mercenarë e sekserë që kurre pushkë as luftë me sy s’kanë pa.
Duhet poashtu të pranohet, se edhe gjatë luftës disa kanë pasë plane e axhenda tjera për të cilat luftetari i sinqertë e trim nuk ka pasë dijeni.
Sa për sqarim dhe korrektësi, unë personalisht kam respekt të pafund për secilin shqiptar apo familje shqiptare që ka dhene mund, djerse e jetë për çeshtjen tonë. Jam rritë nen terror partiak e policor atëherë kur plot nga ju s’e keni ditë as çka është çeshtja kombëtare. Me vite mengjesin e kemi nis me uniformen e Milicisë te dera.
E kam mbrojtë luftën e drejtë dhe hiç me larg se para një muaji në konferencë shkencore këtu n’Paris kam debatu dhe e kam kudërshtu një prof belg pikërisht në këtë temë. Jo n’çajtore e n’terrasa me makiato, as n’komente me urrejtje.
Kështuqë, dashamirësisht, mbane veten e mos e hapni gojen pa e lexu të paktën nje shkrim me 5 rreshta. Mos u bazoni veç në tituj e me dal n’gjah me pre koka se i ka vdek nana asaj kohe. Nëse keni përfitu status veterani ose diçka pa e meritu ju kuptoj por nëse vërtetë jeni argatë të çeshtjes kombetare atëherë edhe ju duhet t’i denonconi çoroditë e pasluftës sepse shkaku i tyre s’keni as dorëza sterile në spitale e mos të flas për gjëra tjera.
Shikojeni jetën tuaj dhe mendoni kush eshte fajtor për ate gjendje. Kaq e thjeshte eshte kjo punë.
Tekefundit, s’ka trimni ma t’madhe se me ia ditë hallin vetes.