Teknologji

Gomat e së ardhmes, pa ajër?

Shpërndaje

Kontrollimi i presionit të gomave para nisjes për pushime së shpejti do të jetë një nostalgji.

”Michelin” dhe ”General Motors” (GM) kanë bashkuar forcat për të sjellë gomën e parë pa ajër në treg deri në vitin 2024.

Të quajtura “Unique Punctureproof Tire System” (UPTIS) ato do të kenë një strukturë të lehtë dhe të fuqishme që mund të përballojë vrima dhe relieve të vështira rruge.

GM dhe ”Michelin” gjithashtu kanë marrë parasysh aspektin ekologjik: një gomë që nuk shpërthehen dhe nuk dëmtohet nga ashpërsia e asfaltit, lejon të prodhojë më pak mbeturina.

Së fundmi, UPTIS, në versionin përfundimtar, do të ketë edhe karakteristika të tjera si ”komunikimi” i kushteve të saj me sistemin elektronik të makinës në kohë reale.

VIDEO