MaqedoniTop Lajme

Mickoski refuzon ftesën për takim të kryeministrit Zaev

Shpërndaje

Mickoski tha se nuk shkon në takim nëse aty do të flitet për gjithçka përpos zgjedhjeve të reja parlamentare.
“Unë isha i pari i cili i bëri ftesë kryeministrit të merremi vesh për datë për zgjedhje. Qeveria e refuzoi dorën e zgjatur, por u përgjigj me përndjekje për funksionarë të VMRO-së të tanishëm, dhe të kaluar. Si të kemi takim me qëndrime të tilla diametrale”, tha Mickoski.
Ai tha se grupe të dy partive po punojnë në mënyrë intensive për Ligjin e ri për Prokurori Speciale.
Ai tha se qeveria i ka ditët të numëruar.