Erdogan: Ata që deshën ta shkatërrojnë Turqinë, Allahu ua shkatërroi kurthet e tyre (Video)
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përkujtuar përvjetorin e tentim grusht-shtetit.
Me këtë rast Erdogan tha se askush nga ata që tentuan të përfitojnë nga grusht-shteti nuk mbetën fitues.
“Askujt që tentoi të kryejë grusht shteti nuk i ngeli përfitim dhe, me lejen e Zotit, as në të ardhmen nuk do t’u ngelet”.
Kreu i shtetit turk shtoi se asnjë nga tradhëtarët, asnjë nga organizatat terroriste nuk mund ta rrënojnë unitetin.
“Asnjë rrjet i tradhtarëve, asnjë organizatë terroriste nuk do të mund ta rrënojë unitetin, solidaritetin dhe vëllazërinë në Turqi.”
Ai thekson se natën e 15 korrikut ata që tentuan ta varrosin Turqinë, allahu ua shkatërroi kurthet e tyre.
“Natën e 15 Korrikut, deshën ta varrosin Turqinë në errisirë, por dështuan. Allahu shkatërroi kurthet e tyre.”
Recep Tayyip Erdogan në fund ceku se vendi i tij do të jetë më i sigurt nga 20 prilli i vitit të ardhshëm.
“Të gjitha raketat mbrojtëse S-400 do të vendosen deri në prill të vitit 2020.”