RajoniTop Lajme

Konjufca përfaqëson Kosovën në “Antalya Diplomacy Forum” në Turqi

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, dje me 18.04.2026 ka marrë pjesë në “Antalya Diplomacy Forum” në Turqi.Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Konjufca në këtë forum ka përfaqësuar Kosovën në takimin me ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Zëvendëskryeministri dhe ministri Konjufca tha se në takim u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit tonë dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur bashkëpunimi dhe bashkërendimi rajonal janë më të rëndësishëm se kurrë” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.