BDI vijon fushatën në Çashkë, Ahmeti: Votoni “blertë”, votoni për shqiptarinë (Video)

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka vijuar fushatën e tij elektorale, duke u ndalur mbrëmjen e sotme në Çashkë.

Ahmeti ka shpalosur programin elektoral të partisë që ai drejton dhe ka kërkuar votën për BDI para qytetarëve.

Gjithashtu ai është shprehur se çdo shqiptar duhet të votojë “blertë”, pasi vota për BDI-në, sipas tij është votë për faktorizimit të shqiptarëve në Maqedoni.

Njoftimi nga BDI:

Agjenda e blertë dhe projektet e saj për të cilat jemi zotuar do të faktorizojnë edhe më shumë zërin e shqiptarëve dhe të gjitha komuniteteve në Buzallkovë të Velesit dhe Melnicë të Çashkës, duke avancuar vlerat e barazisë dhe bashkëjetesës si motiv suksesi në rrugën drejt një qëllimi, jetës cilësore.

E blerta përkrahet dhe garanton zhvillimin çdokund!

Zgjidh jetë, voto blertë!

Rretho numrin 3!

💚🗳3️⃣✅