Plani për rrënimin e Prokurorisë Speciale në Maqedoninë e Veriut, flet gazetari maqedonas
Gazetari Zoran Bozhinovski ka dhënë versionin e tij lidhur me rastin “Zhvatja” që ka skandalizuar Prokurorinë Speciale, pas dyshimeve për implikimin e mundshëm të kryeprokurores speciale, Katica Janeva. “Unë çka e dij, Zoran Milevski – Kiçeec në periudhën kur ka nisur kontaktet me Boki 13 ka qenë i punësuar tek Orce Kamçev në spitalin “Sistina”. Kamçev kishte kërkuar nga Kiçeec që ti bëj një kontakt me Boki 13 dhe se kjo më pas ka ndodhur. Porosia e Kamçevit ka qenë që të sigurohet liria e tij përmes Boki 13, i cili atëkohë dhe më vonë ka pasur kontakte të afërta me Katica Janevën. Por megjithatë në këtë plan ka pasur qëllime të fshehta për të rrënuar Prokurorinë Speciale në bashkëpunim me një ekip operativësh bullgar, që e kishte dërguar kryeministri bullgar Bojko Borisov për të dokumentuar takimet. Kamçev kishte kërkuar, ishte marrë vesh dhe kishte paguar shërbime me paratë e pista, pasi që të pastra nuk ka”, ka shkruar Bozhinovski. Më pas ai ka thënë se nëpërmjet skenareve të mirëplanifikuara është arritur qëllimi që të rrënohet Specialja. (INA)