Rajoni

Dorëheqja e Haradinaj, reagon Thaçi: Respektoj vendimin e tij

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas dorëheqjes së dhënë sot nga kryeministri Ramush Haradinaj me arsyetimin se është thirrur nga Gjykata Speciale për intervistim si ish-luftëtar i UÇK-së.

Thaçi përmend edhe këshilltarin e tij të thirrur nga Specialja dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së ndërsa thotë se është informuar nga mediat për vendimin e Haradinajt.

Ai deklaron se respekton vendimin e Haradinaj dhe si Presidenti i Kosovës siguron se do veprojë bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore.

REAGIMI I THAÇIT
Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së.
Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush! HTH