Maqedoni

Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, 33 emigrantë përfundojnë në spital

Shpërndaje

Tridhjetë e tre emigrantë janë lënduar në një aksident i cili pasdite ndodhi në rrugën Demir Kapi – Prilep.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Përmendorja Përzhdeski, midis Demir Kapisë dhe Prilepit, kumtoi Prokuroria Publike.

Sipas informacioneve të para, shoferi 24-vjeçar nga Velesi, i ka transportuar emigrantët në një furgon të markës “mercedes” me targa të Shkupit në pronë të një personi nga Haraçina. Duke lëvizur në autostradën nga Gjevgjelia në drejtim të Shkupit, shoferi e ka vërejtur se po ndiqet prej nëpunësve të policisë. Në tentim që të arratiset ai është transferuar në ulësen tjetër, e ka hapur derën dhe ka kërcyer në autostradë derisa automjeti ka qenë në lëvizje. Me inercie furgoni ka vazhduar të lëvizë në 40 metrat e ardhshme, ndërsa më pas është rrokullisur dhe ka rënë në greminë me thellësi prej 14 metrash. Në fatkeqësi lëndime kanë marrë të gjithë 33 emigrantët, në mesin e të cilëve edhe disa minorenë. Të lënduarit, prej të cilëve një pjesë me lëndime mjaft të rënda, janë transferuar me ekipet mjekësore në institucionet shëndetësore më të afërta në Negotinë dhe Kavadar.

Shoferi, siç theksojnë në kumtesë, i cili pasi ka kërcyer prej automjetit ka rënë në greminë dhe ka marrë lëndime të rënda trupore dhe për shkak të seriozitetit të tyre është transferuar në klinikat e Shkupit.

Prokurori Publik dhe ekipi i MPB janë duke bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Kirurgu, Dano Kulev nga spitali i Kavadarit për MIA-n e konfirmoi se në spital janë sjellë nëntë persona.