“Ramushi do të mbahet i arrestuar në Hagë, taksa do të hiqet”, ja kush thotë?!
I ftuar në studion e lajme të Report Tv, analisti Enver Bytyçi ka analizuar situatën në Kosovë pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit Ramush Haradinaj. Bytyçi ka deklaruar se Haradinaj ka bërë një akt qytetar dhe as një kat heroizmi apo viktimizimi.
Më pas Bytyçi ka deklaruar se Haradianj do të mbahet i arrestuar deri në përfundim të zgjedhjeve të parakohshme të Kosovës. Kujtojmë se brenda 45 ditëve Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe i takon presidenti Thaçi që të dekretojë një datë për zgjedhjet.
Sipas Bytyçit partia e Haradinajt do të qëndroj në pushtet por ai nuk do të jetë kryeministër. Ndërsa për sa i përket taksës me Serbinë, bytyçi ka komentuar se do të hiqet pas zgjedhjeve.
“Jam i sigurt që do të mbahet i arrestuar deri sa të mbahen zgjedhjet në Kosovë, Me pas dy muajsh do të lirohet. Ai është shpallur i pafajshëm dy herë. Dhe nuk gjej asnjë lloj arsye që ai të shpallet fajtor që nuk ka aq potencial.”
I pyetur për kryeministrin e ardhshëm Bytyçi ka thënë se ai duhet të pëlqehet pikë së pari nga populli i Kosovës.
“Kryeministri pasardhës i Haradinajt duhet të pëlqehet nga qytetarët e Kosovës dhe jo nga Thaçi e Rama”
Haradinaj dëshmoi se nuk vendos interesat e tij para Kosovës… Taksa besoj se do hiqet. Haradinajt i është bërë presion i jashtëzakonshëm. Taksa do hiqet. Është shkaku kryesor i presioneve. Nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme nuk do të hiqet deri në përfundimit të zgjedhjeve. Por nëse votat shkojnë për projekte që janë pro ndarjes së kufiri atëherë taksa do të hiqet.” ka deklaruar Bytyçi.