Rajoni

Vetëvendosje nuk pranon qeveri teknike edhe nëse e kërkon bashkësia ndërkombëtare, thotë Glauk Konjufca

Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në asnjë mbledhje të thirrur nga Presidenti Hashim Thaçi në të cilën do të ngritet çështja e mandatarit, njofton Klan Kosova.

”Vetëvendosje bënë të ditur se nuk do të pranojë asnjë zvarritje nga ana e presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në Kosovë”.

”Sepse në këtë javë nuk bëhet e ditur data, dhe nëse presidenti e luan skenarin e PDK-së, Vetëvendosje nuk do të merr pjesë në asnjë mbledhje ku do të ngritet çështja e mandatarit. Kemi nevojë për zgjedhje të reja dhe jo për një mandatar të ri”.

”Vetëm mbledhja ku caktohen zgjedhjet e reja ka kuptim në Kosovë”.

”Nëse kuptojmë se presidenti po luan skenarin e PDK-së, Vetëvendosje javën e ardhshme do të kërkojë bashkë me LDK-në, seancë të jashtëzakonshme për shpërbërjen e Kuvendit të Kosoëvs”.

”Vetëvendosje nuk do të marrë në asnjë mbledhje të presidentit për ndërrimin e mandatarit, për ta zëvendësuar Ramushin me ndonjë njeri tjetër të PAN-it”.

”Kosova nuk ka fare nevojë për një Qeveri teknike. Duhet t’i japim fund keqqeverisjes përmes zgjedhjeve të reja”.

Pas pyetjes së gazetarëve, Konjufca në një konferencë për media, shtoi se Vetëvendosje nuk do të pranojë Qeveri teknike edhe nëse kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.

”Ne do ta refuzonim çfarëdo Qeverie e cila do të pasonte pa zgjedhje. Prej zgjedhjeve të vitit 2017 edhe më herët kanë ndodhur shumë mashtrime për qytetarë të Kosovës”.

”Një ndër to ishte edhe projekti i ndryshimit të kufijve të Kosovës”.