Rajoni

Thaçi merret me bukuritë natyrore, zvarritë takimin me krerët e partive për datën e zgjedhjeve!

Shpërndaje

Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, edhe sot ka refuzuar të thërras në takim krerët e partive politike në vend për t’u konsultuar lidhur me ecuritë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit.Ai sot është parë së bashku me dy këshilltarët e tij Ismajl Syla dhe Bekim Çollaku duke vizituar vendet e ndryshme natyrore, shkruan Gazeta Blic.Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe vet këshilltari Sylaj, i cili përmes një postimi në profilin zyrtar në “Facebook” shkruan se janë “duke shijuar bukuritë e natyrës sonë me miqtë e mi më të mirë.”

Ndryshe Gazeta Blic nga burime të afërta me presidentin Hashim Thaçi dhe me kreun e PDK-së, Kadri Veseli ka marrë vesh se dy liderët janë duke kërkuar rrugë ligjore e kushtetuese, si dhe partner të mundshëm që vendi të mos shkoj në zgjedhje të reja.“Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë në kërkim të rrugëve ligjore që të mos lejojnë vendin të shkoj në zgjedhje të reja”, tha ky burim i Gazetës Blic.Sipas këtij burimi, edhe presidenti Thaçi edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i kanë arsyet e forta që të mos shkohet në zgjedhje.

Derisa presidenti Thaçi me çdo kusht po dëshiron vazhdimin e bisedimeve me Serbinë, e ku pengesë del të jetë taksa, dhe në rast të ardhjes së një qeveri të re ajo do të hiqej menjëherë, në anën tjetër, Kadri Veseli dhe PDK po u frikësohen zgjedhjeve, për shkak se në sondazhe po dalin keq./Gazeta BLic/