Pacolli: Arrestimi i Tomor Morinës u bë për arsye politike, do ta zgjidhim këtë çështje me Maqedoninë e Veriut
Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, ka reaguar për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në zonën e Dukagjinit, Tomor Morinës, që iu bë sot në Maqedoninë e Veriut për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.
Postimi i plotë i tij:
Ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet e Maqedonisë Veriore për të siguruar lirimin e Tomor Morinës, një ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Urdhër-arrestet politike të Serbisë kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht bazohen në arsye politike.
Ne besojmë se së shpejti lirimi i tij do të ndodh dhe kështu edhe kthimi i tij tek familja e tij.
Kosova dhe Maqedonia Veriore kanë miqësi të ngushtë dhe partneritet dhe si partnerë ne do ta zgjidhim këtë çështje. Tomori do të lirohet shpejt.