Edhe Maqedonia e Veriut siguron sasi të vaksinave kundër COVID-19
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe, ka shkruar në Facebook se janë siguruar 5850 vakcina kundër COVID-19 të cilat do të vijnë në shkurt të këtij viti.
Filipçe gjithashtu ka thënë se gjatë vitit 2021 do të sjellen edhe 800 mijë doza të reja. Sipas tij, 800 mijë dozat e ardhshme do të vijnë gjatë muajve, mars dhe prill. Dinamika e dhënies së vakcinave do të caktohet nga shteti.
Përndryshe, në vend janë 18565 raste aktive. 2530 qytetarë kanë ndërruar jetë kurse 62929 janë shëruar.