Maqedoni

Drejtori Azizi: Zyrtarisht HRMV – Transport do të ketë edhe 32 punonjës të rinj

Shpërndaje

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që pas dy muaj përpjekje, edhe zyrtarisht HRMV – Transport do të ketë edhe 32 punonjës të rinj, të cilët sot nënshkruan kontratat e tyre të punës. Synimi ynë është që në periudhë të shkurtë kohore, këta punëtorë të marrin status të përhershëm të punës.

Përndryshe, plani ynë është që në një të ardhme të afërt në HRMV – Transport të punësohen edhe një numër i madh i punëtorëve, pasi që çdo ditë e më shumë ndërmarrjes sonë i shtohet nevoja për fuqi punëtore.