Rajoni

Konjufca: Nuk e vendos Kushtetuesja se a kandidon apo jo Kurti, e qartë sikurse drita e diellit

Shpërndaje

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje me bindje thotë se Albin Kurti nuk do të sanksionohet me moskandidim për deputet nga Kushtetuesja, transmeton Periskopi.

Sipas tij, nga LDK e partitë e tjera duan që të krijojnë mjegull tek qytetarët me interpretime të gabueshme.

‘’Ky ka qenë një devijim i qëllimishëm nga thelbi i vendimit të Kushtetueses. Këtu as nuk bëhet fjalë. Është ngritur prej atyre që duan të shkaktojnë mjegull. E kanë humbur legjitimitetin, përmes vendimit të Kushtetueses edhe këtë pushtet që e mbajtën në atë mënyrë, i kanë humb edhe zgjedhjet e 14 shkurtit. Tash e kanë vec një metodë për ta luftuar VV deri më 14 shkurt, e që eshtë shfaqja e frikës, pasiguria tek qytetarët në mënyrë që t’i corientojnë. Vendimi s’do të ketë kurrfar pasoja, përvec zgjedhjeve të reja. Se a do të ketë sanksione për Kurtin, kjo nuk vendoset nga Kushtetuesja. Kjo për mua është e qartë sikurse drita e diellit’’’, ka thënë ai në një emision televiziv.