Rajoni

Pas protestës kundër policisë, u arrestuan kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë tjerë partiak

Shpërndaje

Është arrestuar kreu i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë tjerë partiak, njofton ALBAZONE MEDIA. Pas organizimit të protestës së kësaj partie para stacionit të policisë, me moton “Për politikanët tubime, për qytetarët dën*ime”, policia e Kosovës ka ndërhyrë duke e arrestuar Molliqajn dhe aktivistë tjerë të kësaj partie.

Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se të arrestuarit janë: Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Leonard Shala, Gëzon Kastrati, Qëndrim Sahiti, Arbër Sejdiu, Drin Ahmeti, Gent Brahimi, Agron Kabashi, Veton Dragusha, Fatos Sahiti, Trim Gashi, Natyra Kuçi dhe Frashër Krasniqi.

Nol Nushi nga radhët e PSD-së ka thënë se kjo ishte vetëm një protestë kundër politikanëve që po i shkelin masat anti-Covid, dhe nuk po dën*ohen, sikurse po ndodh për qytetarët e vendit.

Protesta e PSD-së ishte paralajmëruar ditën e djeshme.