Autostrada Shkup-Bllacë/Banorët paralajmërojnë padi: Shteti na zaptoi tokat!
Ndërtimi i dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë vazhdojnë të hasin në kontestime të pronave private nga banorët e fshatit Bllacë. Gjysma e pronarëve nuk kanë rënë në ujdi me shtetin që tokat e tyre të shpronësohen me një çmim dhjetëfish më të ulët se sa kërkesa e tyre. Nga familja Bardhi thonë se janë dëmtuar shumë nga që tokat bujqësore iu kanë vlerësuar 4 euro dhe mali 15 euro për m2. Rreth 30 pronarë paralajmërojnë padi për shtetin dhe drejtësinë do ta kërkojnë përmes Gjykatës Civile. Që në fillim nga banorët kishte tentativa edhe për ndërprerje të punimeve.
Po toka është e zaptuar përderisa nuk kemi bërë kurrfarë marrëveshje as nuk është bë asnjë vlerësim. Na kemi të mbjella edhe pemë dhe kultura tjera bujqësore, unë prej detelinës që e kositi 5 herë në vit kam dëm së paku 5 mijë euro shtesë për ushqimin e kafshëve. Ne presim tu bëjmë padi, të dalim në gjyq dhe të ballafaqohemi me drejtësinë”-tha Zelqif Bardhi, banor i fshatit Bllacë.
Për shkak të festave dhe kushteve klimatike ekskavatorët mbeten të parkuara në tokat e banorëve të Ballcës. Por, kjo nuk ishte pengesa e vetme që të realizohet projekti prej 120 milion eurosh për 12 kilometrat që u premtuan të inaugurohen në vitin 2023.
“Edhe pse prej disa ditësh kamionët dhe ekskavatorët nuk kanë lëvizur prej vendit, sërish këto janë në pronë private të bllacalive, të cilët thonë se nuk kanë nënshkruar gjë për të lejuar ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë”
Vlerësues i autorizuar nga Byroja e ekspertizë gjyqësore tha se rreth 150 pronat e asaj zone kanë arritur shifrën mbi 2,2 milion euro. Sipas Antonio Gerorgiev disa prona rreth rrugës së vjetër kanë vlerën 50 euro për m2, vlerë për të cilën pronarët i kanë paguar tatim Komunës Çuçer Sandevo.
Ka pjesë ku janë vlerësuar si tokë bujqësore kurse ndërkohë organet e komunës e kanë ndryshuar në tokë ndërtimore, bëhet fjalë për zonat përpara kufirit tonë në të majtë dhe të djathtë të rrugës e cila tani është tokë ndërtimore dhe vlera aktuale është shumë më e lartë dhe çmimi sipas komunës është diku 3 mijë denarë për m2”-pohoi Antonio Georgiev, Eekspert për vlerësim të pronave.
Sipas Nenit 37 të Ligjit për shpronësim, kompensimi i pronave të patundshme bëhet në bazë të vlerës së çmimit të tregut i cili ndryshon në çdo komunë në bazë të pagesës së tatimit së atyre pronave. Nga Qeveria mbeten në vendimin e 22 dhjetorit ku në seancë u konstatua se procesi i shpronësimit për këtë çështje është kryer 100%. Duke u bazuar në ndryshimet e Ligjit për Shpronësim, thonë se kur bëhet fjalë për projekte të interesit nacional prona private mund të merret nga shteti edhe pa pëlqimin e pronarëve me një kompensim përkatës në mjete financiare apo tokë në vend tjetër./alsat/