Presidenti i Turqisë Erdogan vaksinohet kundër COVID-19 (Video)
Presidenti Erdoğan bëri të ditur se afro 300 mijë punonjës shëndetësorë janë vaksinuar kundër COVID-19 në Turqi deri më tani.
Erdoğan: Në Turqi do të vijnë edhe 25-30 milionë doza të tjera të vaksinës kundër COVID-19.
Erdoğan: Do të ishte shumë e qëlluar nëse liderët e partive politike dhe deputetët inkurajojnë marrjen e vaksinës kundër COVID-19.
“Deri më tani, 254 mijë punonjës shëndetësorë kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinimeve brenda programit tonë të suksesshëm të vaksinimit.
Unë gjithashtu u vaksinova duke u bashkuar me ta. Shpresojmë që së shpejti të synojmë të vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë. Paçi fat”, shkruan Erdogan në facebok.