Jeremiq: Duke pranuar planin e BE-së, ne marrim krijimin e një “Shqipërie të Madhe”

Shpërndaje

Kreu i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, vlerësoi se Serbia, nëse presidenti Aleksandar Vuçiq e pranon propozimin franko-gjerman, do të marrë si “shpërblim” krijimin e Shqipërisë së Madhe, një shtypje më të fortë të lirisë dhe demokracisë dhe minierat e litium.

“Përveç gjithë kësaj, brenda pak vitesh do të ndiqte plani Scholz dhe Macron për zgjidhjen e ‘çështjes së hapur të Bosnjës dhe Hercegovinës’, gjegjësisht heqjes së autonomisë së Republikës Srpska. Ndërkohë, në pushtet në Serbi do të mbetej Vuçiq, i cili do të kalonte në marshin e pestë dhe do të na shkelte edhe më fort se më parë, me mbështetjen e Perëndimit.” – ka thënë ai, shkruajnë mediat serbe.“Krijimi i Shqipërisë së Madhe do të thoshte që trashëgimia fetare dhe kulturore serbe nuk do të ishte më serbe pas pesë deri në dhjetë vjet, sepse manastiret tona do të binin nën autoritetin e Kishës Ortodokse Shqiptare. E vetmja mënyrë për të parandaluar nënshkrimin e planit “Scholz-Macron” është një referendum ku qytetarët do të thonë fjalën e tyre për atë marrëveshje” – ka thënë ai.

Ndryshe më 18 mars Kurti dhe Vuçiq u pajtuan me ankesin e zbatimit të marrëveshjes apo propozimit Evropian./nacionale