RajoniTop Lajme

Masat të reja ndaj COVID-19 në Kosovë, shtyhet orari i punës për gastronominë

Shpërndaje

Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka aprovuar vendimin për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Me këtë vendim janë kategorizuar komunat me rrezik të ulët deri në 75 persona të infektuar për 100,0000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të gjelbër), komunat me rrezik të mesëm-nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të verdhë) dhe komunat me rrezik të lartë mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda jave (me ngjyrë të kuqe).

Në bazë të këtij vendimi janë ndryshuar edhe masat për grumbullimin e qytetarëve në aktivitetet publike . Sipas vendimit të ri sektori i hotelerisë dhe gastronomisë që operojnë në zonat me rrezik më të ulët do të punojnë deri në ora 21:00, ndërsa pas orës 22:00 punojnë me shërbim “porosi me dërgesë”.

Edhe bizneset që operojnë në zonën me rrezik të mesëm do t’iu lejohet puna deri në ora 22:00. Ndërsa bizneset që funksionojnë në zonat e kuqe do të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 21:00. Në kuadër të ndryshimit të masave për parandalimin e përhapjes COVID-19 është marrë vendim edhe për aktivitet publike dhe grumbullimin e njerëzve. Sipas kësaj tani lejohet që në ambientet e mbyllura të grumbullohen jo më shumë se 30 persona, ndërsa në sheshe publike , pare e vende publike lejohet grumbullimi deri në 50 persona, me përjashtim. Masa këto që do të hyn në fuqi menjëherë pas publikimit të vendimit gazetën zyrtarë të Republikës së Kosovës.