RajoniTop Lajme

Djali i Hashim Thaçit kandidat për deputet nga PDK-ja

Shpërndaje

Sipas burimeve të redaksisë sonë, djali i Hashim Thaçit pritet të jetë kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës. Ish-presidenti Thaçi i cili gjendet në Hagë, ka vendosur që t’ia trashëgoj të birit pushtetin e tij brenda PDK-së. Si duket, tendenca për ta paraqitur PDK-në si parti të reformuar ka rënë.

Kjo pasi që nuk mund të bëhet fjalë për reformim partie nëse themeluesi i partisë ia trashëgon të birit të tij pushtetin. Endrit Thaçi, nuk është që kishte dhënë ndonjë kontribut në politikën e Kosovës, përveç një fotoje që e kishte nxjerrë para pak kohësh ku ishte paraqitur babai i tij, ish-presidenti, Hashim Thaçi, duke krasitur një pemë dhe në atë pemë ishte imazhi i fytyrës së ish-kryeministrit Kurti.

Siç është parë dhe raportuar edhe më herët, ai ka bërë një jetë luksi me paratë që ia kishte siguruar ish presidenti Thaçi, duke mos i interesuar fort jeta e qytetarëve të varfër të Kosovës.

Nga mediat ishte raportuar, për shëtitjet e pafundme të Endritit në ishuj të shumtë të botës. Gjithashtu, edhe për veshjen dhe orët e shtrenjta që kishte./meKryeministrin.info/