Gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç lirohen nga puna

Shpërndaje

Për shkak të valës së të nxehtit sot dhe nesër, gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç janë të liruar nga puna, fëmijët në kopshte nuk lejohen të bëjnë aktivitete fizike nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Sektori privat duhet të organizojë orarin e punës në mënyrë që të mbrojë punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell dhe rekomandohet të shmanget qëndrimi jashtë nga ora 11:00 deri në 17:00.

Këto rekomandime janë miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë pasi Enti Hidrometeorologjik ka njoftuar institucionet se sot dhe nesër territori i gjithë vendit do të preket nga temperaturat e larta – faza portokalli. Temperaturat do të jenë mbi 35 gradë në shumicën e vendeve, ndërsa mbi 40 gradë në zonat juglindore.