RajoniTop Lajme

Rama dhe Pacolli në Thumanë, nis ndërtimi i 14 godinave të banimit (Video)

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga politikani dhe biznesmeni i njohur i Kosovës, Behgjet Pacolli, kanë inspektuar punimet për ndërtimin e banesave në Thumanë.

Sot nis ndërtimi i apartamenteve.

“Nuk do jenë për banim social por banim luksoz. Do jetë një qytezë shumë e bukur”, u shpreh Pacolli.

Edhe pse një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, banesat ende nuk kanë përfunduar por për kreun e qeverisë shpejt familjet do t’i kthehen strehës së tyre.

Për rindërtimin nga Pacolli janë vënë në dispozicion 1 milionë euro ndërsa ka shprehur gatishmërinë për të shtuar këtë fond nëse duhet.

Ndërkohë me buxhetin e shtetit do të ndërtohet një shkollë.

Në Thumanë parashikohet ndërtimi i 806 banesave individuale dhe 7981 banesa kolektive.

Postimi i plotë i Kryeministrit Rama:

Thumanë – Në hapjen e kantierit të pallateve të reja, së bashku me Behgjet Pacollin, që do të kontribuojë me ndërtimin e njërës prej 14 godinave të banimit, 13 prej të cilave do të ndërtohen me fondet e qeverisë🇦🇱🤝🇽🇰

Falenderim dhe respekt për bacën Behgjet, si edhe kënaqësi e madhe që Rilindja e Thumanës ka hyrë tanimë në fazën e vet përfundimtare dhe në vjeshtë do të jetë realiteti i ri i një zone të goditur fort nga fatkeqësia natyrore, ku pasojat e tragjedisë do t’ia lenë vendin një pasqyre kuptimplotë të pasionit tonë për #ShqipërinëqëDuam❤️