RajoniTop Lajme

Djali i Ukshin Hotit: Na fal Bac, Vjosa presidente, jo Murat Jashari

Shpërndaje

Djali i Ukshin Hotit ka reaguar menjëherë pas rezultatit të fundit në të cilin Vjosa Osmani është më e preferuara e qytetarëve për presidente të Kosovës.

Andin Hoti në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar sondazhin me mbishkrimin “Na fal Bac, Vjosa presidente, jo Murat Jashari.

Shqiparët preferojnë që në krye të vendit të qëndrojë një grua.

Sipas një sondazhi të kryer nga PIPOS me rreth 3 mijë respodentë del se më e preferuara për presidente është Vjosa Osmani me 40.10 për qind.

Pas saj qytetarët e Kosovës vjen Murat Jashari me 18.50 % i pasuar nga Vlora Çitaku me 14.50 për qind.