Familja e shuar kosovare, që jetonte në Zvicër, varroset sot në Prishtinë
Familja shqiptare nga Kosova, që u shua në aksidentin e rëndë që ndodhi të enjten në Rrëshen të Shqipërisë, ishte me qëndrim në Schaffhausen të Zvicrës.
Në aksidnt katër veta vd*iqën dhe vetëm vajza e vogël Violeta (3) i ka mbijetuar aksidentit.
Tronditja për të pikëlluarit në Schaffhausen është e thellë. “Ndihem sikur jam në një film të keq horror!”, thotë Mirsad Avdijaj 26 vjeçar, djali i madh i Blerim Avdijajt (51), përcjell albinfo.ch.
Përveç babait të tij, gruaja e tij e dytë Anjeza (34) dhe vajza e tyre Medina (6 ) dhe njëmbëdhjetë vjeçari Klejdi – djali i Anjezës nga martesa e saj e parë – gjithashtu pësuan në aksident.
“Babai im ishte shoku im më i mirë”. “I kam dashur aq shumë të gjithë, Klejdi ishte si mishi dhe gjaku im”, thotë Mirsad Avdijaj. Të dielën e kaluar ai e kishte përcjellë familjen në aeroport.
“Babai im donte të sillte në Zvicër fëmijët që ende jetonin në Shqipëri, transmeton albinfo.ch. Ai ishte aq i lumtur që po i shihte ata përsëri”, thotë 26-vjeçarja. Ai ishte miku im më i mirë…”.
Me sa duket familja donte të parakalonte një makinë tjetër me Citroënin e tyre. Në korsinë e kundërt ndodhi një përplasje ballore me një kamion. Katër nga pesë të pranishmit vd*iqën në vend. Violeta e vogël po lufton për jetë në spitalin e Tiranës.
“Ajo është lënduar rëndë, por ishte në gjendje të thoshte disa fjalë të premten. Mjekët kanë besim se ajo do të shërohet përsëri”, thotë vëllai i saj.
Vik*timt do të va*rrosen në Prishtinë të dielën. “Tani shpresoj se ata të gjithë e kanë gjetur paqen e tyre në parajsë”, thotë Mirsad Avdijaj.
Lajmi: Aksident tragjik në Rrugën e Kombit: Humbin jetën katër anëtarë të një familje