Rajoni

Ngricat, si paraqitet situata e qarkullimit rrugor në Shqipëri

Shpërndaje

Qarkullimi rrugor në Shqipëri vijon pa probleme. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat për shkak se temperaturat janë të ulëta në veri dhe juglindje të vendit.

“Reshjet kanë pushuar temperaturat janë shumë të ulëta në veri dhe në juglindje të vendit. Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat. Qarkullimi bëhet normalisht në të gjitha akset kombëtare”, thuhet në njoftim.

ARRSH-ja u bën thirrje shoferëve që të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë. “Të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, thuhet në njoftim.

Këshillat si të udhëtoni me kujdes në ditët me mot të acartë:

1.Verifikoni që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur!

2.Përdorni antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit!

3.Qarkulloni vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit!

4.Mbani gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)

5.Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm. Ruani distancë sigurie shtesë nga mjeti që ju paraprin!

6.Mos kryeni manovra të nxituara veçanërisht në prani të dëborës!

7.Tregohuni të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit!