Zvicër/ Diaspora e diskriminuar nga KQZ, mbyllin derën e konsulatës në Gjenevë me thasë mbeturinash
Presidentja e Kosovës dr. Vjosa Osmani, në fillim të këtij muaji ka shpallur 14 shkurtin si ditë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Në këto zgjedhje padyshim do të votojne edhe diaspora kosovare, të cilët numerikisht shtrihet më së shumti në Zvicër, Gjermani, Blegjikë, Francë dhe vende tjera të BE-së si dhe Amerikë. Sipas shifrave zyrtare nga Zyra Federale për Statistika dhe Migracion (OFS-SEM) në Neuchatel dhe Bernë, sot në Zvicër janë 113’800 kosovarë, që në fakt janë mbi 200 mijë sish, ku pjesa dërmuese nuk kanë arritur ende të marrin posaportat e shtetit të Kosovës dhe një shumicë prej tyre, prej mbi 100 mijë sish ende posedojnë pasaportat e Serbisë edhe pas 12 vitesh pavarësisë, shkruan gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”.
Mërgimtarët do të jenë të parët që do të mund të votojnë. Periudha e votimit përmes postës fillon më 2 shkurt dhe përfundon 24 orë pas zgjedhjeve. Aplikimi i mërgimtarëve për regjistrim në votim fillon më 13 janar dhe zgjat deri më 24 janar.
Diaspora kosovare ne Zvicër, mbi mobilzohen për zgjedhjet e 14 shkurtit. Të injoruar dhe e diskriminuar nga KQZ per shkak masave tendencioze, studentët i mbyllin derën e konsulatës në Gjenevë me parrulla dhe thase bërrllogu!
Gazeta “Le Canton27.ch” ka mesuar se mbi 80 mijë kosovare edhe pse me numer te cunguar, jane me te drejte vote. Në bazë të të dhënave të publikuar, deri tani në adresën zyrtare të KQZ-së kanë arritur vetem 20 mijë aplikacione.
Per dallim nga vendet evropiane dhe te ballkanit, vetem Kosova edhe pse ka konsulata dhe ambsada ne Zvcer dhe vendet e BE-së ende vazhdojne te votjne me sistemin komunist te ish-Jugosllavisë, te votojne permes telefonatave apo postes, gje kjo e cila ka shkaktuar reagime dhe indinjate te thelle nder diasporen kosovare ne Zvicër.
Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 11 janar mori një vendim për sa i përket votuesve kosovarë në diasporë. Mërgata shqiptare historikisht ka qenë aktive dhe përherë e lidhur me fatin e atdheut duke punuar pa reshtur për të mirën e tij, duke dhënë kontribut të pakursyer në organizimin politik, shoqëror e kulturor, por njëkohësisht edhe financiare.
Diaspora Shqiptare është fuqia me e madhe qe përkrah ekonomin vendore në Kosovë ku per cdo vit mesatarisht dergon ne vendlindje rreth 2 miliardë euro. Vetem vitin e kaluar, sipas Bankës Qendrore e Kosovës (BQK) diaspora shqiptare, përkunder pandemise, ka dërguara në Kosovë me shume se 350 milionë eurove, mjete keto kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania.
Mergmitaret ne Zvicer kerkojne largmin e mikeshesh se Thacit Valdete Daka, nga kreu i KQZ-së
Valdete Daka, nje aferme e ish-presidentit te Kosoves Hashim Thaci sot ne burg te Hages i akuzuar nga Gjykata Speciale per vrasje dhe krime, ka vene masa strikte per votuesit kosovare ne diasporë. Ata konsiderojne se ky vendim i KQZ-së eshte tendencioze per te injoruar diasporen te cilet masovikisht perkrahin Vetvendosjen e liderit Albin Kurtit i cili kishte fituar zgjdhjet e fundit (6 tetor 2019) qe me pas, ne kulminacion pandemie nga Hashim Thaci dhe Isa Mustafa u rrezua!
Lideret kosovare edhe pse thote vazhdimisht se Kosoven do ta bejme si Zvicra apo vendet evropiane, ajo fakeqesisht nuk merr merim nga to. Sa here qe mbahen zgjedhjet e Zvicere apo ato ne vednet tejra evropiane, mergimztasreve, votuesve ju mundesohet te votojne ne ambasadat dhe kosnultata e vendeve ku ata jetojn e dhe verpojne. Kurse, Kosova edhe pse ka sot dhjetra konsulata dhe ambasada ne Zvicer dhe vendet e BE-së ayre nuk ju lejiohet t’i perdorin per votime, perveq pritje percjellje te mysafireve, per ndonje feste apo ekspozite.
Kontaktimi me telefon i aplikuesve nga diaspora që duan të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, do të bëhet pemers telefonatave. Ato do të bëhen gjatë orarit të punës me orën e Kosovës. Nese i kerkuari nuk pergjigjet e e humb te drejten e votimit?! Kjo ka bere qe dipasora kosovare ne Zvicer dhe vendet tjera evropaine te reagoj per shkak se ndihet e diskirmnuar. Mu per kete vendim qe po konsiderohet tenedncioz, KQZ eshte padite në gjykatë për verifikimet e votuesve të diasporës. Dhe ky vendim i KQZ-së për verifikim të votuesve nga diaspora, përmes telefonatave, solli reagime.
Sepse, telefonata mund të mos ndodh fare, dhe askush nga KQZ nuk do të jepte përgjegjësi, sepse edhe mund të mos kesh qasje në rrjet apo nuk e dine se ne Zvicer njerëzit punojne, nuk jane si në Kosovë te papunë.
“Kushti i KQZ-së që nëse diaspora nuk lajmërohet me t’parën në telefon e humb të drejtën e votimit, bëhet vetëm dhe ekskluzivisht kundër Vetëvendosjes!..Shjefja e KQZ-së Valdete Daka eshte nje mikeshe e Hashim Thacit, prandaj është djallëzore dhe e rrezikshme!..” ka thenë nje anetar i kesaj partie ne Gjeneve gazetes zvicerane en ship “Le Canton27.ch”
Studentet e Zvicres para konsulates kosovare ne Gjenevë: E kujt eshte kjo konsulate e Kosoves apo e Serbisë? Pse nuk na lejoni te votojmë ketu?!..
Per te kundershtuar keto masa te KQZ-së ndaj diaspores te cilat per mergimtaret ne Zvicer konsiderohen diskriminuese , disa studentë shqiptarë të Gjenevës, kane nderrmarrur nje aksion lidhur me qështjen e mos pranimit të votës së mërgimtarëve në KQZ. Ata, dje para Konsulatës të Kosovës në Gjenevë kane protestuar duke ja zënë deren me parulla dhe thas te berllogut (poubelle) per shkak padrjetesive hde diskriminimit qe ju behet nga ana e KQZ në Prishtinë.
Nga keto parulla para konsullates kosovare ne Gjenevë vequam: “E kujt eshte kjo konzulate e Kosoves apo e Serbisë, pse sna lejoni te voptojmë ketu!..” : “Dje Serbia nuk na ka lejo te votojme ne konsulata dhe ambasada, sot Kosova!..”; “Ëester Union-Po, Me votu-Jo!”, “Aeroplani po arrine ne Kosovë-” votat jo!”, “Vota e diaspores nuk po i doni, e paret po!”, “Dorëheqje mikeshes se Thacit, Valdete Dakes nga KQZ” etj..
Mu per shka ketyre masave dhe mosbesimit nga KQZ-se qe po konsiderohen tashme anti-diaspore, mergimtaret kosovar qysh tash jane mobilizuar vete, permes asociacioneve apo studenteve, ku po votojne ne menyre vullnetare neper lokale te shoqatave apo klubeve.
Njëkohesisht per diten e zgjedhjeve ne Kosovë jane organizuar edhe qindra autobus qe do te nisen pas 10 shkurtit ne drejtim te kyreqyteti kosovar, Prishtinës. Nje shumice e konsiderueshme e kosovare me 14 shkurt do te shkojne edhe me vetura, por edhe me aeroplanë te cilet kane kërkuar linja speciale te fluturimeve ne drejtim te Prishtinës, per te votuar ne zgjdhjet paralamentare në Kosovë.