Nga 1 shkurti pritet të kthehet e gjithë administrata e Maqedonisë në punë me përbërje dhe me orar të plotë
Qeveria njofton se duke marrë parasysh numrin e të infektuarve nga coronavirus, nga 1 shkurti 2021 pritet që të fillojë edhe procesi i rregullt i punës me orar dhe përbërje të plotë të punës.
Për këtë qëndrm, siç thotë zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, do të kërkohet mendim nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.
Ndryshe, administrata shtetërore, komunat dhe gjykatat, sipas vendimit të Qeverisë, nga 20 shtatori 2020, me rekomandim nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë, dhe sipas parimit të punës dhe procesit të punës, organizoi punë me ndërrime, nga larg, ose me rotacione, varrësisht nga karakteristikat e procesit të punës.