Nxirren të gjallë 11 minatorët e ngujuar prej dy javësh në minierën e arit (Video)
Ekipet e shpëtimit në Kinë kanë nxjerrë 11 minatorët e arit nga miniera ku ishin ngujuar, dy javë pas kësaj ngjarjeje të frikshme që e pasoi një eksplodim të fortë nëntokësorë.
Pamjet shfaqin minatorin e parë të shpëtuar, me sytë të mbuluar me një fashë. Minatori ishte ekstremisht i dobët nga shëndeti, shkruan The Guardian.
Në orët e ardhshme, edhe 10 minatorët e mbetur u nxorën – e të cilët ishin furnizuar me ushqim dhe ilaçe. Disa prej këtyre ishte raportuar se kishin kërkuar suxhuk me mish derri gjatë asaj kohe të tmerrshme sa ishin të ngujuar.
Njëri prej tyre s’mund as të lëvizte, por disa të tjerë u panë derisa ecnin të mbajtur nga punëtorët e ekipeve të shpëtimit.
Njëzet e dy minatorë ishin ngujuar në minierën e Hushanit prej 10 janarit në një minierë ari.