MaqedoniTop Lajme

Aziri: Deputetët e opozitës do të marrin pjesë në protestën për Monstrën

Shpërndaje

Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë, kemi thirrur sot këtë takim me gazetarët, që përmes jush ta përcojmë deri te opinioni pakënaqësinë tonë, për një ligj i cili mbrëmë përfundoi me debat. Bisedohet për ligjin për zhvillim të barabartë rajonal, i cili në shikim të parë thuhet se ka për qëllim përmirësimin e hendekut zhvillimor në mes rajonit. Ne si grup parlamentar opozitar, gjatë debatit për këtë ligj kemi propozuar 14 amandamente, përmes të cilëve, pretendojmë që ta ndryshojmë deri diku, aq sa kanë krijuar mundësi, konceptin e këtij ligji.

Për arsye se, ne jemi thellë të bindur se ligji i deritanishëm ekzistues por edhe ky ligj i cili pritet të votohet nga shumica parlamentare, jo që nuk do ta përmirësojë, por edhe më tej, do ta thellojë hendekun zhvillimor mes rajonit. Amandamentet tona, ishin në funksion të parasegjithash, decentralizimit të vendimmarrjes, përmirësimit të kritereve të shpërndarjes së mjeteve buxhetore, apo destinuara nga ky fond për zhvillimin e barabartë rajonal dhe natyrisht mënyrën e shpërndarjes. Përmes propozimeve tona, tentuam që ti jepet rol më i madh fshatrave, komunave, po ashtu bashkësive lokale, sepse realisht ata i dinë më mirë nevojat e tyre dhe sipas vlerësimit tonë, do duhet të kishin prioritet në thithjen e mjeteve buxhetore.

Prej vitit 2007 ekziston byroja për zhvillimin e barabartë rajonal, e cila është si produkt i marrëveshjes së Ohrit dhe kjo për arsye se, janë konstatuar disproporcione në shpërndarjen e mjeteve buxhetore, fatkeqësisht përmes kritereve etnike. Të gjithë indikatorët flasin se, rajonet e banuara me shqiptarë , kanë ngecje të madhe zhvillimore si rezultat i mungesës së investimeve, të cilat kanë ardhur me vendime nga qeveria. Përmes këtij ligji nuk bëhet asgjë tjetër përpos që edhe më tej forcohet roli i qeverisë në vendimmarrje. Edhe më tej qeveria mbetet pronare e atyre mjeteve dhe tentohet që të kamuflohet mungesa e mjeteve në Byronë për Zhvillim të Barabartë Rajonal, e cila sipas ligjit duhet të ketë 1% të produktit të brendshëm bruto, pra tentohet të kamuflohen përmes transfereve nga ministritë, nga qeveria qendrore deri te njësitë e vetadministrimit lokal.

Pra, kjo nxit edhe një dilemë shumë të madhe, vallë a kemi nevojë për ekzistimin e një byroje të tillë dhe vallë a kemi nevojë për një ligj të tillë, i cili nga viti 2009 e këtej, nuk është respektuar asnjëherë dhe kjo byro, ka pasur mjete buxhetore, deri në 20 herë më pak se sa ka qenë e përcaktuar me ligj.

Pra, ne jemi kundër këtij koncepti të këtij ligji, për shkak se jemi thellë të bindur se ky ligj, i cili i paraprin strategjisë së re për zhvillim të barabartë rajonal, strategjisë 10 vjeçare, do ta thellojë edhe më tej hendekun zhvillimor mes komunave, duke i dhënë përparësi komunave urbane.

Ne si koalicion i ASH-AAA edhe në programin tonë parazgjedhor, si shtylla kryesore të programit tonë ekonomik e kemi pasur decentralizimin fiskal funksional dhe e kemi pasur zhvillimin e barabartë rajonal, pra në një të ardhme të afërt ne si koalicion do të propozojmë një ligj të ri për sa i rakon zhvillimit të barabartë rajonal, i cili është komform qëllimeve të tij, për ta thelluar hendekun zhvillimor në mes komunave.