Administrata e Joe Biden planifikon të rivendos ndihmat për Palestinezët
Administrata e Joe Bidenit do të rivendos ndihmat për palestinezët që ishin shkurtuar nga para-ardhësi i tij Donald Trump, dhe po ashtu rihapi misionin diplomatik.
I dërguari amerikan në detyrë në OKB, Richard Mills, i tha Këshillit të Sigurimit që z.Biden ka mbështetur zgjidhjen e dy-shteteve për konfliktin izraelito-palestinez.
Për të ndihmuar në avancimin e kësaj agjende, ShBA-ja do të “rivendos angazhimin kredibil”, shkruan BBC, përcjell Periskopi.
Palestinezët i ndërprenë kontaktet me administratën e Donald Trumpit dhe mohuan planet e tij për marrëveshje paqësore nën akuzën se favorizonte izraelitët.
Plani, i zbuluar para një viti, parashihte njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi vendbanimet hebreje në territoret e Bregut Perëndimor dhe të Luginës së Jordanit, dhe e shihte Jerusalemin si kryeqytet të pandarë të Izraelit.
Po ashtu ai propozonte krijimin e shtetit të Palestinës në rreth 70 për qind të Bregut Perëndimor, gjithë Gazën, dhe me kryeqytet në qoshet e Jerusalemit lindor.