Pyetje për “Monstrën” në Kuvend! Pse Zaev dhe Zekiri thanë se bombat do ta zbulojnë të vërtetën?
Por pa pyetur nuk e lanë deputetët e VMRO-DPMNE-së. Lupço Prenxhov, pyeti kryeprokurorin Ljubomir Joveski për rastin “Monstra”. Prenxhov pyeti se përse vetë Zaev, së bashku me Muhamed Zekirin dhe pjesëtarë të tjerë të LSDM-së kanë deklaruar se me “bombat” do te del në pah e vërteta e dhimbshme e vrasjes së pesëfishtë, dhe se në burg po qëndrojnë njerëz të pafajshëm, ndërsa tani në fjalët përfundimtare, prokurorja Fatime Fetai tha se tek bombat nuk ka asnjë dëshmi të re. Kryeprokurori republikan, Ljubomir Joveski tha se “Monstra” është në fazë përfundimtare dhe është e pahijshme të thuhet diçka për këtë lëndë sepse mund të vlerësohet si ndikim mbi lëndën.
“Duke luajtur me ndjenjat dhe emocionet e opinionit për rastin “monstra”, duke i publikuar bombat cirkuz nga vitin 2015. Në atë periudhë Zoran Zaev, opozitari i atëhershëm deklaroi se me publikim e bombave për monstrën do të zbulohet një e vërtetë e dhimsbhme. Para 1 viti njeriu i dytë në Qeverinë e Zaev, sekretari gjenerali, Muhamed Zekiri deklaori se rasti është i monutar dhe se janë burgosur nejrëz të pafasjhësm ndërsa qytetarët presin drejtësi”, deklaroi Lupco Prenxhov, deputet i VMRO-DPMNE-së.
“Për rastin “Monstra” në këto momente është e pahijshme që unë të flas, duke marrë parasysh se lënda gjendet në fazë delikate. Prokurori publik para disa ditësh i tha fjalët përfundimtare, ndërsa pas 10 ditësh këtë do ta bëj pala mbrojtëse. Komentimi im mbi dëshmi të caktuara, fakte dhe rrethana në lidhje me lëndën konkrete mund të nënkuptohet si ndikim mbi gjyqësorin e pavarur”, tha Ljubomir Joveski, kryeprokuror .