RajoniTop Lajme

SKANDALOZE/ Serbët shajnë shqiptarët gjatë vizitës së Kurtit dhe Osmanit në veri! (Video)

Shpërndaje

Gjatë vizitës së sotme të kryetarit të Lëvizjës së “Vetëvendosjes” dhe u.d Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut, një grup serbesh i detyruan që të ndërprejnë vizitën. Një grup serbësh i kanë ndërprerë vizitën në veri të Mitrovicës, kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Ata kanë ecur në këmbë përmes urës dhe kanë dalë në veri, dhe ka bërë që të ketë forca të shumta të Policisë nëpër rrugë, sidomos tek Ura e Ibrit. Aty shihen dhjetëra serbë teksa brohorasin dhe e ndërprenë vizitën e dy politikanëve kosovarë. Në shoqërinë e Kurtit dhe Osmanit shihen edhe kandidatët për deputetë nga lista e përbashkët.