Abazoviq pritet me duartrokitje dhe fishkëllima në Rozhajë
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka qëndruar sot për një vizitë zyrtare në Komunën e Rozhajës.
Kur politikani shqiptar u largua nga ndërtesa e Komunës, ai u prit me duartrokitje dhe thirrje “ua”.
“Qeveria e Malit të Zi ka një ndjeshmëri të veçantë ndaj veriut të Malit të Zi”, ka njoftuar lideri i URA-së përmes Twitterit.
“Sot jemi në një vizitë zyrtare në Komunën e Rozhajës. Media rrotullohet kot, një bisedë shumë e bukur dhe e përzemërt me qytetarët mikpritës të Rozhajës. Do të jetë gjithmonë e këndshme të qëndrosh në këtë qytet”, shkroi ai.
Ndryshe, Abazoviq ka pohuar se do të vazhdojë vizitat edhe në komunat e tjera me shumicë shqiptare.
Potpredsjednik Vlade @dritanabazovic boravi u službenoj posjeti Opštini #Rožaje.
🔹️@VladaCG ima poseban senzibilitet prema sjeveru #CrnaGora. 🇲🇪 pic.twitter.com/BxcZbm0RqZ— Vlada Crne Gore (@VladaCG) February 1, 2021