Zbulohet “fabrika” e parave false në Tetovë, i përfshirë edhe një kosovar
Policia po heton ekzistimin e një punëtorie për falsifikimin e parave në rajonin e Tetovës. Burime të Alsatit brenda grupit hetimorë bëjnë të ditur se paratë e kapura të falsifikuara më 27 janar në një kazino të Kumanovës krijojnë pista hetimi në rajonin e Tetovës ku dyshohet për një punëtori e cila jo pak bankënota ka lëshuar në përdorim.
Informacionet e fundit të cilat po i përpunon policia lidhen me ngjarjen e 22 janarit kur pak minuta para mesnate personat e dyshuar nga Kumanova kanë marr një shumë parash nga një person në afërsi të pikës pagesore në Zhelinë. Para ka marr edhe një shtetas nga Kosova identiteti i të cilit akoma nuk është bërë i njohur për policinë. E gjitha që i është thënë policisë është fakti se paratë janë marr nga një person me veturë të tipit Audi rreth orës 22 në afërsi të Tetovës.
Në treg janë lëshuar kryesisht bankënota 50 dhe 100 euro. Të njëjtat janë përdorur në harxhimet e përditshme si: restorante, kafene, qendra tregtare dhe kazino. Subjektet të cilat kanë pranuar shumën e parave gjithashtu janë vendosur nën hetimin e policisë ndërsa jo zyrtarisht mësohet se disa kazino po hetohen për shkak të marrjes së parave të falsifikuara dhe për më tepër valutave euro.
Më 27 janar në Kumanovë u arr*estuan dy shtetas për lëshimin në qarkullim të parave të falsifikuara. Në veturën e një 43 vjeçari të arr*estuar janë gjetur edhe 11 bankënota, ndërsa paraprakisht ishte konstatuar se i njëjti në shoqëri të një 32 vjeçari kanë lëshuar në përdorim një shumë të konsiderueshme të parave të rrejshme, vlerë e cila sipas policisë arrijnë në 80 mijë denarë. Sipas Kodit Penal, përpunimi, lëshimi dhe përdorimi i parave të falsifikuara dë*nohet nga 1-10 vite bu*rg, ndërsa në masë efektive përfshihet edhe personi fizik apo subjekti i cili ka pranuar të njëjtat dhe nuk i ka denoncuar.